Analisti politik Blerim Canaj ka thënë se veprimi i presidentes Vjosa Osmani që iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të shtyrë afatin edhe për një muaj për konstituimin e Kuvendit, është i vonë.
Në emisionin “Kosova Today” të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se LVV-ja ka veprime autokratike me situatën e tanishme.
“Ka një kërkesë se është e vonshme, sa i përket faktit së ngrirjes mendoj se kjo do t’i konvenonte edhe Qeverisë, sepse secili person që ka një mendje autokrate do të dëshironte një formë të tillë të qeverisjes”.
“Në kuptimin e asaj i ka institucionet e uzurpuara po e them pas vendimit të Gjykatës Supreme, marrin vendime totalisht të jashtëligjshme, e dimë se nuk kanë të drejt të marrin mendime, nuk japin llogari askund, mund të them se në këtë periudhë ne e kemi ndryshuar sistemin. Deri tani kam menduar ndryshe, por tani po e quajë një autokraci të tmerrshme, ka kapje të institucioneve. Pyetjet që i ka parashtruar Osmani drejtuar Gjykatës Kushtetuese është o vonshëm”, tha Canaj. /Klankosova.tv
The post Canaj: VV-ja bëri autokraci të tmerrshme duke mosrespektuar vendimin e Supremes appeared first on Klan Kosova.