Ish-ambasadori Blerim Canaj ka komentuar zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës, ku edhe u zgjodh kryeparlamentari.
Ai u shpreh se ajo që ndodhi sot, sipas tij, është hapje e rrugës për zgjedhje të jashtëzakonshme, përcjell Klankosova.tv.
“Ajo çka ka ndodhur sot, unë e shoh si një hapje e rrugës për zgjedhje të jashtëzakonshme, për shkak se një hap ka kaluar, ndoshta mund të bëhet një marrëveshje për të shkuar në zgjedhje, më partitë tjera politike, për shkak se më herët ne kemi qenë në një rreth vicioz dhe pse nuk i ka pëlqyer Albin Kurtit ndoshta që është zgjedhur Dimal Basha kryetar i Kuvendit, është për shkak se ne e kemi pasur një Qeveri e cila nuk i ka dhënë llogari askujt, sepse s’kemi pasur parlament, ka marrë vendime të jashtëligjshme, ka mbajtur ministra dhe kryeministër, së paku sipas Gjykatës Supreme, jashtëligjshëm.
“Por, cilido diktator nuk do ta kishte ëndërr një formë të qeverisjes së tillë, që të bësh çka të dush dhe askujt mos t’i japësh llogari”, u shpreh tutje Canaj.
The post Canaj: Ajo që ndodhi sot në Kuvend, hapje e rrugës për zgjedhje të jashtëzakonshme (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.