E premte, 28 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizCana: Nëse Kurti s'arrin ta bëjë qeverinë, është fundi i tij politik

Cana: Nëse Kurti s’arrin ta bëjë qeverinë, është fundi i tij politik

Ish-diplomati Edon Cana, në panelin e diskutimit të sontëm në Rubikon, mbi themelimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, vlerësoi se Albin Kurti në këto zgjedhje hyri pa plan bindës.

Siç u shpreh madje ai, deri në themelim të institucioneve mund të ketë vonesa, megjithatë nëse Albin Kurti nuk arrin ta bëjë këtë herë qeverinë, për të do jetë fundi politik, transmeton klankosova.tv.

”Opozita do të ketë probleme gjatë rrugës, do të ketë vonesa. Mendoj që nëse ai nuk arrin ta bëjë qeverinë, unë mendoj që ky është fundi i tij politik”.

”Për atë arsye do të ketë zhagitje, po unë mendoj që ky do të jetë fundi i tij politik”.

Ndër tjera, Cana u shpreh madje se Albin Kurti si pretendent edhe për një mandat të ri qeverisës, nuk është e sigurt plotësisht që i ka edhe numrat e minoriteteve.

”Mos ta marrim si të mirëqenë, që kryeministri aktual, i ka numrat edhe të minoriteteve”.

”Nëse shikojmë matematikisht, opozita ka mundësi ta themelojë qeverinë, besoj se do ta themelojë qeverinë edhe besoj që edhe konteksti global e favorizon duke marrë parasysh që kryeministri aktual nga njëri prej presidentëve më të rrezikshëm që ka pasur Amerika që 40 vite, trajtohet si njeri i pabesë me të cilin s’do të bashkëpunojë dhe të cilin e kanë klasifikuar si njëfarë personi non-grata”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://shoukigaigoors.net/act/files/tag.min.js?z=8547498