Edon Cana, kandidat i PDK-së për kryetar të Ferizajt, në Edicionin Special të Klan Kosova, ka prezantuar planprogramin e tij qeverisës në rast se e fiton besimin e qytetarëve për të drejtuar Komunën e Rahovecit.
Siç edhe pritej, fokusi do të jetë në bujqësi, mirëpo Cana tha se kanë një vizion 10-vjeçar për Rahovecin në shumë fusha.
“PDK në Rahovec vjen me një viziton 10 vjeçar, që na mundëson ta vendosim planifikimin e një kornize strategjike për një plan dinamik investues. Turizmi rural, bujqësia dhe investimet strategjike janë lënë pas dore ndërsa potenciali i qytetit nuk është shfrytëzuar. Rahoveci 2035 sjell një plan të qartë: 15 milionë euro për turizëm rural në 10 vitet e ardhshme; Rruga e Verës si projekt bazë, modernizim të bujqësisë, rigjenerim urban dhe hapja ndaj investitorëve vendës dhe të huaj. Jo me menaxhim të rastësishëm, por zhvillim i planifikuar dhe i qëndrueshëm”, u shpreh kandidati i PDK-së për Rahovecin.
Ai foli edhe për investimet kapitale që tha se do të nxisin zhvillimin ekonomik.
“Investimet kapitale për infrastrukturë strategjike që nxit zhvillimin ekonomik me një pjesë të përgjithshme për 15 milionë euro për turizëm rural në 10 vitet e ardhshme. Identifikimi dhe tërheqja e investitorëve të huaj përmes lehtësirave stimuluese dhe procedurave të thjeshtuara. Zhvillimi i turizmit rural si motor i ekonomisë lokale, si fokus të veçantë agro-turizmin”.
“Modernizimi i bujqësisë me sisteme ujitjeje, infrastrukturë moderne bujqësore, teknologji të reja dhe përpunim të produkteve. Prezantim i pilot projektit të kooperativa bujqësore sa i përket punimit, menaxhimit dhe plasimit të produkteve në treg. Rigjenerim urban i qytetit të vjetër për ta bërë më tërheqës për banorët dhe turistët. Investimet kapitale në pikat kryesore turistike, kulturore dhe sportive”.
Ndër të tjera, Cana u zotua se do ta lidh Rahovecin me autostradë.
“Si zotim i PDK-së është lidhja direkte e Rahovecit me autostradën. Krijimi i një zone ekonomike për agro-përpunim dhe prodhim lokal. Lehtësira për diasporën për të investuar në projekte lokale përmes pakove të posaçme të investimit. Treg i përhershëm për prodhime vendore bujqësore e artizanale, por kemi edhe program të inkubimit të bizneseve startup”, tha kandidati i PDK-së për kryetar të Rahovecit, Edon Cana. /Klankosova.tv
The post Cana i PDK-së: Rahoveci2035 me plan të qartë, 15 milionë euro për turizëm rural në 10 vitet e ardhshme appeared first on Klan Kosova.