Barcelona do të rikthehet në shtëpinë e saj pas dy vjetësh.
Pas dy vjetëve në stadiumin “Lluis Companys”, klubi katalanas do të kthehet në “Camp Nou” në mesin e këtij viti.
Dhe stadiumi ka nisur të marrë formë, pasi që tashmë po vendoset edhe bari në fushë.

Kujtojmë dhe njëherë se Barcelona, kishte vendosur që të rinovonte stadiumin e tyre ikonik në vitin 2023, duke synuar t’i jap një pamje më moderne.
Barcelona po shijon një sezon ëndrrash, ku kanë mundësi që të bëhet ekipi i parë në histori që fiton “Tripletën”, plot 3 herë./IndeksOnline/