“Call Center po i shesin numrat e kosovarëve te mashtruesit” (VIDEO)

“Call Center po i shesin numrat e kosovarëve te mashtruesit” (VIDEO)

Mashtruesit që po dërgojnë mesazhe në numra të telefonit të kosovarëve të dhënat i kanë marrë nëpër kompani të ndryshme të formatit të Call Center,

Këtë po e thotë njohësi i rrjeteve sociale Diamant Bajra ngase kështu përmes ueb faqeve të ndryshme ata i vendosin në shitje numrat e kontaktet që i marrin për shërbime të ndryshme që i telefonojnë.

Piratët që të i marrin e parat përmes sistemit digjital kanë zgjedhur një metodë të duhur ngase qytetarët nga frika se dënimi në trafik do mund të i shkoj lënda në gjykatë edhe e bëjnë pagesën.

Kështu Bajra thekson se këta persona janë mjaftë të specializuar në këtë lëmi andaj edhe dinë të krijojnë skema të tilla.

Se këta mashtrues që iu dërguan mesazhe mashtruese kosovarëve nuk janë shqiptar kjo shihet në komunikimin që  e bëjnë përmes intelegjencës artificiale.

Kështu sipas njohësit të rrjeteve sociale, ata krijuan një link që në momentin që klikojnë të hap një aplikacion të ngjashëm me ueb faqen “ekosova” që përdoret për shërbime administrative.

E në momentin e klikimit sipas Bajrës këta persona marrin të dhënat bankare, në mënyrë që të marrin para aq sa bankat kosovare nuk kërkojnë kod verifikimi për atë shumë të pagesës.

Kështu vazhdimisht me ato shuma vjedhin parat e kosovarëve përmes asaj kartele bankare .

Këta mashtrues për dallim nga herët tjera që tentojnë të mashtrojnë në rrjetet sociale, kanë zgjedhur që përmes mesazheve në numra të telefonit të dërgojnë linçet me kurth.

Bajra shton se qytetarët edhe i marrin më të besueshme këto mesazhe ngase janë më personale duke ditur që jo çdo kush e ka publik numrin  e telefonit.

Andaj edhe bën apel që të mos merren seriozisht këto mesazhe kur s’kanë email adres apo të dhëna të besueshme, aq më pak kur mesazhet vijnë nga numra nga shtetet e huaja.

 

 

The post “Call Center po i shesin numrat e kosovarëve te mashtruesit” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.