Ish-eprori i lartë i UÇK-së Salih Mustafa – Cali, është në gjendje të rëndë financiare.
Ai ka kërkuar edhe borxh nga shteti për të kompensuar dëmin e përcaktuar nga Gjykata Speciale për siç thuhet viktimat.
Por, tani Calit iu ka pamundësuar edhe më shumë pagesa e shumës së caktuar, pasi që ai detyrohet edhe një kamatë shtesë prej tetë përqind.
Kjo temë me rëndësi të veçantë, u diskutua nga mysafirët e ftuar në emisionin Ora 7 në Klan Kosova.
Analisti Arlind Imeri, tha se nuk ka parë praktika të tilla të shtimit të kamatës.
“A janë këta bankë, fajdexhinj?”, pyeti Imeri në Klan Kosova.
Derisa veterani Arton Hoti, propozoi që Gjykatës Speciale t’ia ndërrojnë emrin.
Nga Gjykata Speciale në Gjykatën Tradhëtare të Republikës së Kosovës”, deklaroi Hoti.
Kurse, analisti Azdren Shala, tha se dy të akuzuarit e tjerë “Cali” dhe Pjetër Shala – Ujku, janë lënë në dorë të dytë përballë ish-eprorëve të lartë të UÇK-së.
The post Cali në gjendje të rëndë, kërkon borxh nga shteti (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.