Arsenali ka shënuar fitore minimale, por mjaft të rëndësishme në garën për titull ndaj Wolvesit.
Puna për “Topçinjtë” u komplikua shumë, pasi në minutën e 43-të të takimit ekipi i Artetës mbeti me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit të Lewis-Skellyt.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa Calafiori në minutën e 74-të u bë shpëtimtari i Arsenalit, i cili realizoi gol që në fund pati vlerën e tre pikëve.
Në anën tjetër, Wolvesi nuk arriti që ta barazonte rezultatin, përkundër tentimeve të shumta, njofton Klankosova.tv.
Me këtë fitore, Arsenali pozicionohet i dyti në tabelë me 47 pikë, gjashtë më pak se Liverpooli i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar, teksa Wolves ka 16 pikë dhe është në vendin e 17-të.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>