Caktohet seanca e shqyrtimit fillestar për krime lufte në mungesë ndaj të pandehurve Gavraniq, Sharaq dhe Cetanoviq

Caktohet seanca e shqyrtimit fillestar për krime lufte në mungesë ndaj të pandehurve Gavraniq, Sharaq dhe Cetanoviq

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka bërë të ditur se është caktuar seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale e cila për objekt shqyrtimi ka aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës kundër të pandehurve Dushan Gavraniq, Zoran Sharaq dhe Zarko Cetanoviq, për shkak të veprës penale Krimet e Luftës kundër popullsisë civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.

Sipas njoftimit bwhet e ditur se sipas propozimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, gjykimi në këtë çështje do të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, për shkak se të njëjtit kanë qenë të pa arritshëm deri në momentin e ngritjes së aktakuzës.


“Për këtë arsye, përmes kësaj komunikate ju bëhet thirrje të pandehurve Dušan Gavranič, Zoran Šarac dhe Žarko Cvetanovič, që të paraqiten dhe të dorëzohen para organeve të ndjekjes së Republikës së Kosovës”, thuhet nw njoftim.

Në njoftim të Gjykatës u bëhet thirrje të gjithë personave që posedojnë informacione relevante lidhur me vendndodhjen e të akuzuarve, që t’i komunikojnë këto informacione Policisë së Kosovës apo organeve tjera kompetente.

“Njoftohen të pandehurit dhe gjithë opinioni publik se seanca do të mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Pallati i Drejtësisë në Hajvali, Objekti D , Kati I, salla nr.27, me datë 22.12.2025 nga ora 13:15, nga Kryetari i Trupit Gjykues Leon Përlaska. Lidhur me këtë çështje penale, Aktakuza dhe ftesat për seancë janë të publikuara në web – faqe të gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare. Gjykata Themelore në Prishtinë do të vazhdojë të informojë opinionin publik për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë çështje penale”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/