Cakolli: Renditja e Kosovës në një listë me Rusinë e Kinën, mesazhi më i ashpër diplomatik nga ShBA-ja

Eugen Cakolli

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se prej kur ekziston Dialogu Strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë ndërprerë atë për periudha të caktuara vetëm me katër shtete.

Në një postim në Facebook, Cakolli pohoi se në mesin e këtyre shteteve, ku tashmë bënë pjesë edhe Kosova, janë Kina, Rusia dhe Gjeorgjia, këto njihen si vende jo mike për tokën amerikane.

“Në gati dy dekada të ekzistencës së mekanizmit të ‘Dialogut Strategjik’, ShBA-të e kanë pezulluar apo ndërprerë atë vetëm me katër shtete: Kinën, Rusinë, Gjeorgjinë dhe Kosovën”, ka thënë Cakolli.

“Renditja e Kosovës në të njëjtën listë me Rusinë e Kinën, përveç se është mesazhi më i ashpër diplomatik nga SHBA-të, është edhe një alarm i madh për kredibilitetin ndërkombëtar të vendit”, theksoi Cakolli.

The post Cakolli: Renditja e Kosovës në një listë me Rusinë e Kinën, mesazhi më i ashpër diplomatik nga ShBA-ja appeared first on Klan Kosova.