E mërkurë, 16 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeCakolli: Ministrat në detyrë të japin dorëheqje, shkelën Kushtetutën në mbi 60...

Cakolli: Ministrat në detyrë të japin dorëheqje, shkelën Kushtetutën në mbi 60 vendime (VIDEO)

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës në “Edicionin Special” në Klan Kosova, tha që Kushtetuta e Kosovës është shkelur dhe bëri thirrje që ministrat në detyrë të japin dorëheqje.

Ai thotë se në bazë të një analize që po bën KDI, janë mbi 60 vendime që qeveria i ka marrë pas 27 marsit, që në bazë të interpretimit aktual janë shkelje e Kushtetutës.

Derisa bëri të ditur se vendimet e marra kanë impakt financiar mbi 60 milionë euro.

“Në kuptimin krejt formal të njëjtit nuk ka logjikë që të jenë në ato pozita, por shkuarja në zyrë nuk është shkelja më e madhe, kemi të bëjmë më problemin që të njëjti po nënshkruajnë vendime. Në planin parimor, në zyrë nuk do të duhej të shkonte as kryeministri as ministrat”, tha Cakolli.

Ndiqeni videon në vijim për më shumë detaje:

The post Cakolli: Ministrat në detyrë të japin dorëheqje, shkelën Kushtetutën në mbi 60 vendime (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT