E premte, 28 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizCakolli kërkon informacion të detajuar nga KQZ për përfundimin e numërimit të...

Cakolli kërkon informacion të detajuar nga KQZ për përfundimin e numërimit të votave

Përfaqësues i Institutit Demokratik të Kosovës (IDK), Eugen Cakolli, i ka bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të ofrojë informacion më të detajuar për qytetarët në lidhje me procesin e numërimit të votave.

Sipas Cakollit, qytetarët kanë nevojë për informacion të qartë dhe të saktë në lidhje me afatet dhe përfundimin e këtij procesi, transmeton Klankosova.tv.

Në një postim në Facebook, Cakolli tha se qytetarët janë duke pritur për një informacion më të saktë nga KQZ për sa i përket kohës kur do të përmbyllet numërimi i votave.

“Sot është e premte dhe KQZ-ja po publikon informacion se sa vendvotime janë numëruar deri të mërkurën në mesnatë – informacion ky që tashmë është bërë i njohur për publikun”, shkruan Cakolli.

Ai theksoi se, ndonëse procesi i numërimit mund të duket i hapur dhe transparent, KQZ ka qenë jotransparente dhe jollogaridhënëse në komunikimin e saj me publikun.

Cakolli kërkoi nga KQZ që të shpjegojë pse nuk janë përditësuar të gjitha rezultatet në faqen e saj zyrtare dhe të ofrojë një plan të qartë për përfundimin e numërimit të votave.

Për më tepër, ai shtoi se KQZ duhet të informojë qytetarët se kur pritet të përmbyllet numërimi i mbi 75 mijë votave të mbetura dhe të shpjegojë ngadalësimin e procesit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://fenoofaussut.net/act/files/tag.min.js?z=8547498