E diel, 6 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/cakolli-dehari-serish-e-mbylli-seancen-ne-menyre-arbitrare-fjalimet-pas-mbylljes-bien-ndesh-me-rregulloren/Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas...

https://klankosova.tv/cakolli-dehari-serish-e-mbylli-seancen-ne-menyre-arbitrare-fjalimet-pas-mbylljes-bien-ndesh-me-rregulloren/Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren – Klan Kosova

Eguen Cakolli nga KDI ka reaguar pas dështimit të një tjetër seance konstituive, ku tha se kryesuesi i saj, deputeti më i vjetër, Avni Dehari, nga Lëvizja Vetëvendosje, e mbylli sërish seancën në mënyrë arbitrare, siç ka bërë 33 herë deri tani.

Cakolli kritikoi edhe fjalimet politike të partive të tjera pas mbylljes së seancës, duke thënë se ato bien ndesh me Rregulloren e Kuvendit,

“Pas mbylljes, partitë e tjera ‘vazhduan’ me fjalime politike, duke simuluar një seancë që nuk ka asnjë vlerë procedurale dhe bie ndesh me Rregulloren”.

“Me një pjesëmarrje minimale të deputetëve të LVV-së, sot ekzistonte mundësia që partitë e tjera, me pjesëmarrje të plotë dhe vota ‘kundër’, ta rrëzonin zyrtarisht mocionin lidhur me votimin e fshehtë”, tha Cakolli, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai sqaroi se me propozimin e Deharit, parashihet votim me shumicë të thjeshtë, pra sipas tij, mjafton të marrin pjesë të paktën 61 deputetë dhe “për” të votojnë shumica e tyre.

“Kjo është një ndër arsyet pse partitë e tjera nuk marrin pjesë fare në votim, sepse pjesëmarrja e tyre i siguron LVV-së kuorumin minimal për votim, duke qenë se LVV zakonisht ka më shumë vota ‘për’ sesa forcat tjera politike”, tha ai.

Seanca e sotme konstituive u mbajt në ora 20:00, masi në mëngjes, deputetët u larguan nga hapësirat e kuvendit, pas marrjes së një alarmi për bombë, i cili në fund rezultoi të ishte i rremë.

The post Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT