Eugen Cakolli nga Instituti Kosovar për Demokraci ka bërë një lexim të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se kjo e fundit ka qartësuar rrugën për konstituimin e Kuvendit, ndonëse në disa pjesë arsyetimet e kësaj gjykate nuk janë plotësisht në sinkron me aktgjykimet paraprake.
Përmes një reagimi në rrjetin social, Facebook, Cakolli shkroi se nuk është sqaruar sa duhet nëse as pas shortit nuk zgjidhet nënkryetari serb (pra, hipotetikisht as Rashiq), sipas tij, atëherë përgjegjësia për dështimin bie te shumica shqiptare, meqë komuniteti serb e ka konsumuar të drejtën e vet deri në fund.
“Çështja duket se nuk është më “a do të konstituohet Kuvendi”, por “kush do ta bllokojë konstituimin” – shumica shqiptare apo komunitetet”, shkroi Cakolli.
Cakolli shton se sado që Gjykata do të duhej ta formalizonte këtë me një vendim të ri, zgjedhjet e reja janë zgjidhja e vetme e logjikshme.
“Pra, si përjashtim, kjo dispozitë duket të vlejë më shumë për skenarin kur një subjekt serb do t’i fitonte të gjitha mandatet dhe do ta sabotonte procedurën, e jo kur shumica refuzon të votojë kandidatin e tyre. Prandaj, po, komuniteti serb e ka një formë “vetoje” – por që është relative, dhe shtrihet vetëm aq sa shumica shqiptare e lejon. Në fund, gjithçka varet nga vullneti politik i shumicës për ta respektuar frymën e Kushtetutës dhe për ta përmbyllur këtë proces”, shkroi ai ndër tjerash.
Cakolli ka rënditur disa pika nga leximi që i ka bërë ai këtij aktgjykimi: /Klankosova.tv
The post Cakolli: Çështja më nuk është se “a do të konstituohet Kuvendi”, por “kush do ta bllokojë konstituimin” appeared first on Klan Kosova.