Tuesday, February 24, 2026
spot_img
HomeLajmeÇahet toka në “Tusus” të Prizrenit, banorët ndihen të rrezikuar (VIDEO)

Çahet toka në “Tusus” të Prizrenit, banorët ndihen të rrezikuar (VIDEO)

Banorët e lagjes “Tusus” të Prizrenit janë të shqetësuar për faktin se toka në këtë pjesë, po çahet dita-ditës, dhe të njëjtit po ndihen të rrezikuar.

Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Nuhi Salihu tha në Klan Kosova se në këtë lagje ka ndodhur plasaritje e madhe e tokës, ndërsa shtoi se nga kjo çarje përafërsisht 30 metra larg saj, ndodhen shtëpitë e banimit, transmeton Klankosova.tv.

“Ata janë në ankth dhe po ndjehen të rrezikuar për jetën e tyre dhe të familjarëve. Sipas banorëve, ata kanë informuar drejtorinë për emergjenca dhe siguri në Prizren që të intervenohet në mënyrë urgjente”, tha Salihu.

Sipas gazetari, drejtoria tashmë ka dërguar një komision vlerësues në vendin e ngjarjes.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT