E premte, 18 Korrik, 2025
spot_img
HomeShowbizCagliari dhe Genoa s'prodhojnë fitues në ballafaqimin e sotëm

Cagliari dhe Genoa s’prodhojnë fitues në ballafaqimin e sotëm

Nicolas Viola e zhbllokoi ndeshjen në “Unipol Domus”, 18 minuta pasi ajo nisi.

Realizimi i 35 vjeçarit italian, ishte edhe i vetmi në pjesën e parë ndërmjet Cagliarit dhe Genoas, i vlefshëm për xhiron e 28-të në Serie A, raporton Klankosova.tv.

Megjithatë, epërsia e vendasëve u shkri, pa kaluara as 120 sekonda të plota pasi nisi fraksioni i dytë.

Maxwel Cornet barazoi shifrat në 1-1, e që në fund rezultoi të jetë edhe rezultati përfundimtar i krejt takimit.

Cagliari pozicionohet në vendin e 15-të në kampionatin elitar të Italisë, me 26 pikë të grumbulluara, kurse me gjashtë më shumë, Genoa renditet e 12-ta, njofton Klankosova.tv.

Ndërkohë derbi i kësaj jave, zhvillohet në “Allianz” të Torinos, ku Juventus i vendit të katërt, është nikoqir i Atalantas që renditet e treta.

Kampionati elitar i futbollit italian, Serie A, transmetohet ekskluzivisht në ArtMotion!

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT