E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/buzhala-kushtetuesja-brenda-nje-jave-del-me-vendim-per-votimin-e-fshehte-video/Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë...

https://klankosova.tv/buzhala-kushtetuesja-brenda-nje-jave-del-me-vendim-per-votimin-e-fshehte-video/Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) – Klan Kosova

Gazetari Berat Buzhala në emisionin “Rubikon” të Klan Kosova tha se Gjykata Kushtetuese brenda një jave do të dalë me një vendim për votimin e fshehtë.

Votimi i fshehtë vlen për seancat konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku më shumë se dy muaj ky institucion nuk po mund të funksionalizohet.

“Qartazi do ta trajtojë [vendimin për votim të fshehtë], unë mundem me fol me burime, besoj se brenda një jave Gjykata Kushtetuese do të marr një vendim”, u shpreh Buzhala, transmeton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, ai thotë se Kushtetuesja edhe në të kaluarën ka bërë të njëjtën gjë.

“Gjykata Kushtetuese do të jap një përgjigje më të gjerë për krizën”, u shpreh gazetari.

The post Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT