Gazetari kosovar, Berat Buzhala i ftuar në “Rubikon” në Klan Kosova tha se nuk është aspak i zhgënjyer nga performanca e Kosovës në kualifikimet e “play-off”-it për Kupën e Botës.
Kosova u mposht dje në finalen e “play-off” nga Turqia në “Fadil Vokrri” me rezultat minimal 0-1, ndërsa Buzhala hodhi dyshime për funksionimin e sistemit VAR në verifikimin e golit të shënuar nga Turqia dhe në verifikimin e një rasti ku siç thotë ai u luajt me dorë nga lojtarët kundërshtar, raporton KlanKosova.tv.
“Në asnjë moment nuk e kemi parë linjën. Është goli i Turqisë dhe një top me dorë e kanë prekur turqit. Çështja e penalltisë, po të garantojë në Sllovaki dorën që e ka prek ai i Sllovakisë, në La Liga ish ndal penall. Personalisht jam i mërzitur, por nuk jam i dëshpëruar. Nuk jam i zhgënjyer nuk jam i dëshpëruar, fillova me bë plan me rezervu hotelet me i këqyr ndeshjet atje”.
Tutje, Buzhala tha se nuk e kishte imagjinuar këtë rrrugëtim të Kosovës, pas fillimit me humbje në ndeshjen e parë nga Zvicra.
“Nëse më kishte thënë dikush, kur kemi humb me Zvicrën…Atëherë kam qenë i dëshpëruar i mërzitur në ndeshjen me Zvicrën që kemi pasë”, tha Buzhala./KlanKosova.tv.


