Mesfushori ofensiv francez, Rayan Cherki pritet të rikthehet në dispozicion të Manchester City javën e ardhshme, pasi ka lënë pas një dëmtim muskulor në kofshë.
Sipas “L’Equipe”, ekzaminimet e fundit kanë treguar se gjendja e 22-vjeçarit është përmirësuar ndjeshëm dhe tashmë ka nisur stërvitjet rikuperuese.
Cherki ka munguar në ndeshjet e fundit të City dhe nuk ishte pjesë e kombëtares franceze gjatë pushimit ndërkombëtar të muajit shtator.
Ryan Cherki
Skuadra e Pep Guardiolës do të përballet me AS Monaco më 1 tetor në Ligën e Kampionëve dhe me Brentford më 5 tetor në Ligën Premier, ndërsa francezi mund të përfshihet në njërin prej këtyre takimeve.
Cherki iu bashkua Manchester Cityt verën e kaluar nga Lyon për 36 milionë euro, plus 6 milionë euro bonuse të mundshme.
Që nga transferimi i tij në “Etihad”, ai ka regjistruar dy paraqitje dhe ka shënuar një gol./Telegrafi/