Buzëkuqi me ngjyrë çokollate është nuanca që duhet ta njohësh këtë vjeshtë

Buzëkuqi me ngjyrë çokollate është nuanca që duhet ta njohësh këtë vjeshtë

Ka diçka në energjinë e vajzës ikone të viteve ’90 që nuk ikën kurrë — nga fustanet me dantella, fundet e ngushta ‘pencil’, deri te grimimi me eyeliner të errët dhe të shpërndarë, kodet e asaj dekade ende përcaktojnë çfarë është “cool.” Dhe në zemër të këtij stili? Një buzëkuq në ngjyrë çokollate. Kjo nuancë u bë shenja dalluese e supermodeleve si Naomi Campbell, Christy Turlington, Yasmeen Ghauri, Linda Evangelista dhe Claudia Schiffer.

Sot, Hailey Bieber, Emily Ratajkowski dhe Dakota Johnson po rikthejnë këtë ngjyrë joshëse dhe elegante në modë. Buzëkuqi kafe është i ngrohtë, sensual dhe surprizueshëm i përshtatshëm për shumë stile — nuk është një trend kalimtar, por një klasik modern. Qoftë mat dhe i guximshëm, qoftë me shkëlqim dhe i thjeshtë, nuanca e duhur përshtatet me çdo lëkurë dhe ngrit çdo ‘look’, shkruan Vogue.


Krahasuar me buzëkuqet kafe të viteve ’90, brezi i ri ka një jetë më të gjallë. Nuk bëhet fjalë vetëm për formula të përmirësuara që hidratojnë buzët, por edhe për një kuptim të ri të ngjyrës. Përveç trendeve që e bëjnë buzëkuqin e errët yllin e grimimit, siç ndodh me buzët e njohura me buzëkuq bordo, kafeja tregon edhe anën e saj më natyrale përmes nuancave të lehta si kafe latte apo bezhë.

Foto: Linda Evangelista dhe Naomi Campbell / GettyImages

Pikërisht për këtë arsye, shumë e rëndësishme është tonimi i buzëkuqit kafe, i cili mund të ketë nuanca rozë ose portokalli për t’u përshtatur me ngjyrën e lëkurës, duke shmangur kontraste jo të këndshme. Padyshim, zgjedhja midis ngjyrave të lehta dhe të errëta është thelbësore për të përcaktuar karakterin e buzëkuqit.

Si të aplikoni buzëkuqin kafe?

Është e njohur që sa më i errët buzëkuqi, aq më shumë kujdes kërkon për t’u aplikuar mirë. Së pari, është mirë të hidratoni mirë buzët që buzëkuqi të qëndrojë gjatë dhe pa u përhapur apo theksuar tharjen dhe vijat e imëta.

Më pas, aplikoni buzëkuqin duke ndjekur me kujdes konturën e buzëve. Një ndihmë shtesë mund të jetë lapsi për buzët, i cili përdoret për të shënjuar konturën dhe për të shmangur përhapjen. Nëse vendoset poshtë buzëkuqit, ai ndihmon që ngjyra të zgjasë më shumë.