Historiani Jusuf Buxhovi ka thënë se Serbia e ka shfrytëzuar vazhdimisht “Vidovdanin” për të prodhuar nacionalizëm.
Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se data 28 qershor pra, dita kur serbët e festojnë “Vidovdanin”, i ka prodhuar tri gjenocide.
“28 qershori në historinë serbe, faktikisht historia serbe vuan prej asaj që quhet faktografi historike, ajo është më shumë mitike. Do të thotë vazhdimisht ‘Vidovanin’ e ka shfrytëzuar për të prodhuar nacionalizëm, për të prodhuar një vetëdije historike e cila nuk ka ekzistuar tek shteti serb”.
“Në të njëjtën kohë në bashkëpunim me Kishën Ortodokse serbe, Akademinë e Shkencave serbe, dhe faktorë të tjerë që të kthehet në një koncept shtetëror, i cili ka qenë për popujt e Ballkani i kobshëm e sidomos për ne”.
“I kobshëm sepse ka prodhuar tri gjenocide, prandaj jo rastësisht desha të them se 28 qershori është edhe histori, edhe mitologji, është edhe politikë, dhe shenja që lidh hegjemonizmin serbomadh me veprimet hegjemoniste”, ka thënë Buxhovi.
The post Buxhovi: Serbia e ka shfrytëzuar vazhdimisht ‘Vidovdanin’ për të prodhuar nacionalizëm (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.