Reperi Betim Januzi, i njohur për publikun si Buta është liruar nga paraburgimi.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar avokati i tij, Naim Ferati, i cili bëri të ditur se tani procedura vazhdon në liri.
“Po, është liruar sot nga paraburgimi, me vendim të Gjykatës. Tani vazhdon procedura dhe mbrojtja në liri, deri në përfundim të procesit gjyqësor”, u shpreh ai.
Ai është i dyshuar për shitje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje, derisa i njëjti sot kërkoi lirimi nga paraburgimi, duke përmendur faktin se është kryefamiljar./Klankosova.tv
The post Buta shkon në shpi të vet, lirohet nga paraburgimi appeared first on Klan Kosova.