Rap-artisti i njohur, Gjiko, ka reaguar publikisht për mikun dhe kolegun e tij, Buta, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim.
Përmes një postimi në InstaStory, ai ka shpërndarë një mesazh të shkurtër, por domethënës: “Të lirohet Buta”.
Ndërkohë, këngëtari në fjalë është paraqitur këtë të mërkurë para Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku po përballet me akuza për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.
Foto: Instagram
Reperi nga Ferizaj u arrestua më 11 shtator, ndërsa një ditë më pas, më 12 shtator, gjykata miratoi masën e paraburgimit ndaj tij.
Gjatë seancës gjyqësore, ai ka kërkuar lirimin nga paraburgimi, duke argumentuar se ka përgjegjësi të mëdha familjare.
“Jam i vetmi mashkull në familje dhe kujdesem për nënën 63-vjeçare, vajzën 1-vjeçare si dhe gruan”, është shprehur Buta para trupit gjykues.
Vendimi i gjykatës mbi kërkesën e tij për lirimin pritet të bëhet i ditur në ditët në vijim. /Telegrafi/
Foto: Instagram