Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ishte e ftuara e radhës në emisionin “Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, ku ndau momente të veçanta nga jeta e saj personale dhe familjare.
Emina rrefeu për marrëdhënien me bashkëshortin e saj, biznesmenin dhe milionerin e njohur Sam Nazarian, duke ndarë detaje interesante për kulturën dhe vlerat që ata ndajnë.
Çunmulaj tha se, pavarësisht prejardhjes së tij nga India, Sam është persian dhe gjatë viteve ka vërejtur ngjashmëritë e mëdha që ekzistojnë mes kulturës së tij dhe asaj shqiptare.
“Dëgjo, unë burrin e kam persian dhe kam kuptuar një gjë: që s’ka lidhje prej cilës anë të botës je, disa gjëra njerëzore janë të njëjta në të gjitha anët e botës. Unë persianët dhe shqiptarët nuk mund t’i ndaj assesi sa i përket kulturës. Pothuajse jemi njësoj,” tha Emina.
Modelja vazhdoi të shpjegonte, duke shtuar me humor disa ngjashmëri në mënyrën e të menduarit dhe paragjykimet mes dy komuniteteve.
“Si komshija këtu që të paragjykon duke thënë ‘shikoja thonjtë, nuk gatuhet me thonjtë’, njësoj bëjnë edhe ata,” tha Emina.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);