E hënë, 30 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeBurri i Gjyljeta Ukellës e pranon vrasjen, kërkon falje nga familja e...

Burri i Gjyljeta Ukellës e pranon vrasjen, kërkon falje nga familja e saj

Edmond Lajçi ka pranuar fajësinë për vrasjen e gruas së tij Gjyljeta Ukellës, në prill të këtij viti.

Ai në seancën fillestare të martën në Gjykatën Themelore në Pejë, u kërkoi falje familjarëve të viktimës.

“Fajtor… faktikisht unë jam që nja 10 vjet si i mbyllur në burg, jashtë prej jetës, prej gjithkujt, prej gjithçkafit”, deklaroi i akuzuari, raporton Betimi për Drejtësi, përcjell Klankosova.tv.

“I kërkoj falje familjes së të ndjerës për veprimet”, u shpreh tutje ai.

Prokuroria Themelore në Pejë, më 19 nëntor 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Edmond Lajqit, i cili akuzohet se më 16 prill 2024 ka vrarë bashkëshorten e tij në Pejë.

Në dosjen e Prokurorisë të siguruar nga Betimi për Drejtësi, thuhet se Lajqi akuzohet për vrasjen e gruas së tij,  i cili pas aktit të kryer ishte paraqitur vetë në polici duke iu thënë “e vrava gruan dhe çoje një patrullë të Policisë”.

Vërejtje:
Personi i përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohet i pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT