Një burrë në lagjen Osternburg të Oldenburgut, Gjermani, me sa duket vrau fillimisht një grua dhe dy fëmijë dhe më pas dyshohet se kreu vetëvrasje.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një dëshmitar gjeti katër trupat e vdekur në një shtëpi të hënën.
Sipas policisë, shërbimet e emergjencës u thirrën në shtëpinë në Osternburg të hënën vonë në mëngjes.
Dhe bazuar në gjetjet fillestare, hetuesit besojnë se burri qëlloi gruan dhe dy fëmijët në moshë shkollore.
Përveç katër trupave të vdekur, ata gjetën edhe armën e vrasjes në shtëpi por një zëdhënës i policisë nuk specifikoi se cila armë është përdorur.
Sfondi dhe motivet e krimit mbeten të paqarta.
Lagjja Osternburg e Oldenburgut thuhet se përbëhet kryesisht nga shtëpi me një dhe shumë familje.
Sipas policisë, të dyshuarit besohet të jenë gjermanë. Policia fillimisht nuk dha asnjë informacion të mëtejshëm – për shembull, moshën e të ndjerit. Hetimi është duke vazhduar. /Telegrafi/