Deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit për një luftë të mundshme në Kosovë, u diskutuan me Bedri Elezin dhe Genc Burimin sot në “Kosova Today”.
Elezi thotë se ky deklarim i Vuçiqit është më seriozi deri më tani, transmeton Klankosova.tv.
“Është njëri prej deklarimeve më të forta apo më serioze që deri më tani është adresuar nga presidenti i Serbisë, dhe pikërisht në kohën kur Kosova përballet me një situatë jo të mirë të sigurisë, duke u nisur nga fakti i cenimit të sigurisë ajrore, gjithashtu nga arrestimi i personave të dyshuar për spiunazh”, tha Elezi.
“Jemi në një luftë hibride. Krejt kjo luftë hibride që ka ndodhur nga Banjska deri më tani, mund të themi se është një momentum kur presidenti i Serbisë publikisht i ka shpall Kosovës luftë, sipas deklaratës së tij s’ka angazhim për bisedime, dhe përmendi mohimin e të drejtave të serbëve në Kosovë, duke përmendur më pas edhe luftën”, tha tutje ai.
Elezi shtoi se me situatën e rëndë, qytetaret e Serbisë janë të shqetësuar.
Nga ana tjetër, Burimi deklaroi se Kosova dhe Serbia janë në luftë, siç thotë ai, ashtu si është Kina me Tajvanin.
“Kosova është në luftë me Serbinë, për faktin se Serbia nuk e njeh Kosovën. Por Kosova dhe Serbia janë në luftë, ashtu siç është sot Kina me Tajvanin. Ajo që tha Vuçiq nuk ishte bombastike, ishte thjesht përsëritje e atyre që thonë shërbimet sekrete”, u shpreh Burimi.
Sipas tij, presidenti serb nuk tha asgjë origjinale, pasi sipas Burimit, e gjithë Evropa është duke u përgatitur për luftë.
The post Burimi: Kosova dhe Serbia janë në luftë si Kina me Tajvanin (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.