E premte, 11 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeBulliqi tregon si mund t’i marrin të sapomartuarit në Llap “banesat për...

Bulliqi tregon si mund t’i marrin të sapomartuarit në Llap “banesat për çifte”

Kryetari i Podujevës dhe kandidati i VV-së që synon edhe një mandat këtë post, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se në Podujevë tash e gati tre muaj ka nisur projekti për ndërtimin e banesave për çifte të reja dhe ato për raste sociale.

Bulliqi tha se ky projekt ka vlerën e mbi 13 milionë eurove që po realizohet, teksa tha se janë rreth 107 njësi banesore për çifte dhe 27 njësi për raste sociale.

“Do të jenë rreth 107 njësi banesore që janë për çifte të sapomartuara dhe do të jenë rreth 27 njësi banesore për raste sociale”.

“Do t’i marrin në shfrytëzim ato, do t’i paguajnë ngadalë, shuma që do t’i paguajnë do të jetë shumë simbolike që nuk do të ketë ndikim në standardin familjar”, tha Bulliqi në “DPT te Fidani në Klan Kosova.

Tutje, ai përmendi edhe ndërtimin e pishinës gjysmë-olimpike, ndërtimin e digës në Pollatë e projekte të tjera.

The post Bulliqi tregon si mund t’i marrin të sapomartuarit në Llap “banesat për çifte” appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT