Kandidati për kryetar të Podujevës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka zhvilluar sot një takim me gra dhe vajza të komunës, duke theksuar rolin e tyre vendimtar në procesin zgjedhor të 12 tetorit.
Në këtë takim, Bulliqi tha se mbështetja e grave dhe vajzave është forca më e madhe e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, ndërsa bashkë me kandidatet për asamblenë komunale prezantoi arritjet e mandatit aktual dhe zotimet për një mandat të ri.
“Gjatë këtij mandati kemi dëshmuar rezultate të prekshme, ndërsa për mandatin e ardhshëm kemi përgatitur plane konkrete që do të sjellin zhvillim dhe transformim për Podujevën. Bashkë me gratë dhe vajzat, ne do të vazhdojmë rrugën e ndryshimit”, tha Bulliqi.
Ai shtoi se programi i ri do të fokusohet në përmirësimin e jetës së qytetarëve, zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mundësive për të rinjtë dhe gratë, duke i përfshirë ato drejtpërdrejt në vendimmarrje.
“Bashkë për gratë, bashkë për Podujevën!”, ka shtuar Bulliqi.