E premte, 8 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeBullgaria i nis 97 ushtarë në Kosovë, i bashkohen misionit të KFOR-it

Bullgaria i nis 97 ushtarë në Kosovë, i bashkohen misionit të KFOR-it

Një kontingjent prej 97 ushtarë bullgarë u nis të enjten me një ceremoni zyrtare për t’iu bashkuar misionit të KFOR-it në Kosoë.

Sipas raportimeve të agjencisë bullgare të lajmeve BTA, në ceremoni morën pjesë zyrtarë të lartë ushtarakë të këtij vendi.

Zëvendësshefi i Mbrojtjes Mikhail Popov iu foli ushtarakëve për misionin që i pret si dhe situatën në Kosovë, transmeton Klankosova.tv

“E di që shumica prej jush keni marrë pjesë në misione. (…) Misionet nuk janë të njëjta. Çdo javë dhe çdo ditë është e ndryshme. Situata në Kosovë është aktualisht e qëndrueshme, por mund të ndryshojë ndjeshëm brenda disa orësh. Prandaj, jini të përgatitur të reagoni në mënyrë adekuate. Ndiqni procedurat standarde të operimit dhe urdhrat e komandantëve tuaj”, theksoi Popov.

“Jam i sigurt se përvoja dhe përgatitja juaj do t’ju lejojnë të performoni në një nivel të lartë. Gjithmonë mbani një mendim në kokën tuaj – në Kosovë ju nuk përfaqësoni Batalionin e 29-të të Mekanizuar, ju nuk përfaqësoni Forcat Tokësore. Para aleatëve tanë ju përfaqësoni Ushtrinë Bullgare, dhe para popullsisë lokale dhe autoriteteve lokale, ju jeni përfaqësues të NATO-s”, theksoi Popov.

Sipas përditësimit të fundit në faqen zyrtare të NATO-s bërë në muajin maj të këtij viti, Bullgaria ka 127 ushtarë në misionin e Aleancës Veri-Atlantike në Kosovë, njofton Klankosova.tv.

 

 

 

 

The post Bullgaria i nis 97 ushtarë në Kosovë, i bashkohen misionit të KFOR-it appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT