Bukuria e Malit të Sharrit mahnit ambasadorin britanik

Bukuria e Malit të Sharrit mahnit ambasadorin britanik

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë përvojën e tij gjatë një ekskursioni në Malet e Sharrit këtë fundjavë, ku ai dhe të afërmit e tij u përballën me borë të thellë.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasadori ka theksuar se peizazhi i mbuluar me borë e bëri pamjen e Malit të Sharrit edhe më të bukur se zakonisht, përcjell Telegrafi.


Ai gjithashtu falënderoi Sasa Ilic – Paja dhe Labi Noti për udhëzimin në drejtim të kishës shpella pranë Verbeshticës, të cilën e cilësoi si një pasuri natyrore të jashtëzakonshme të Kosovës.

Ambasadori shprehu shpresën që ky vend i bukur do të ruhet gjithmonë për komunitetet lokale dhe vizitorët, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë natyrore dhe kulturore. /Telegrafi/