Kandidati për Asamble të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Bujar Gashi, ka bërë thirrje që në zgjedhjet lokale të dielën, më 12 tetor qytetarët të japin votën e tyre për zhvillim dhe përkushtim në drejtimin e kryeqytetit.
Në një postim në rrjetet sociale, Gashi thekson rëndësinë e përgjegjësisë dhe kujdesit ndaj shëndetit publik në Prishtinë.
“Për një Prishtinë që kujdeset! Të dielën, 12 Tetor, zëri yt ka vlerë! Voto për zhvillim, për përgjegjësi dhe për një Prishtinë të shëndetshme,” shkruan ai.
Ai fton qytetarët që të votojnë për të me numrin 35, duke e përshkruar veten si kandidatin me përvojë, përkushtim dhe vizion për një shërbim më efikas shëndetësor dhe për një qytet që kujdeset për secilin qytetar.
“Me numrin 35, zgjedh përvojën, përkushtimin dhe vizionin për shëndetësi më të mirë, shërbime më efikase dhe një qytet që kujdeset për secilin qytetar,” përfundon Gashi. /Telegrafi/