Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova foli për ish-presidentin Thaçi, duke thënë se është njeri shumë i madh.
Ai u shpreh se Thaçi po akuzohet padrejtësisht dhe tha se popullata ka filluar të kuptojë që kjo padrejtësi që po bëhet atje, përcjell Klankosova.tv.
“Të gjitha personalitet në Kosovë e dinë që është e pamundur t’i bëhet konkurrencë z.Thaçi, sepse z.Thaçi ka qenë një njeri tepër i madh dhe është një njeri tepër i madh”.
“Ai po akuzohet padrejtësisht atje dhe popullata ka filluar të kuptojë që kjo padrejtësi që po bëhet atje, nuk është vetëm ndaj një individi, ndaj një institucioni presidencial që ka qenë, por është ndaj komplet një lufte, është kundër bazës kryesore për shtetin e Kosovës, sepse baza kryesore e shpalljes së shtetit të Kosovës është lufta çlirimtare që ka qenë periudhën 98-99”, u shpreh ai.
Ndërkaq, për kritikat ndaj tij, Buja tha se s’është korrekte dhe as moralisht e pranueshme që kjo të bëhet, siç u shpreh ai, nga një kolltuk i butë.
“Të sulmosh një njeri që është në pranga, një njeri që është duke e mbrojtur vet lirinë e Kosovës, që është edhe simbol i lirisë dhe shtetformimit, nga një kolltuk i butë, nuk është as korrekte, as moralisht e pranueshme”, tha tutje ai./Klankosova.tv
The post Buja: Thaçi është një njeri tepër i madh – s’është korrekte të kritikohet nga kolltuku (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.