E mërkurë, 6 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeBuja për Gjykatësin Laban: Ishte milic i Serbisë – ka punuar 25...

Buja për Gjykatësin Laban: Ishte milic i Serbisë – ka punuar 25 vjet gjykatës i Millosheviqit (VIDEO)

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur në lidhje me gjyqtarin Radomir Laban.

Ai tha për të se ishte milic i Serbisë dhe se për 25 vjet ka punuar si gjykatës i Sllobodan Millosheviqit.

“Sot Presidentja reagoi për një gjykatës i cili nuk ka marrë ende asnjë vendim në kërkesën e saj. Ndërsa, opinioni duhet ta dijë një gjykatës serb, i cili ka qenë milic nga shkolla e Vushtrrisë, nga vitet e 80-ta, në ngjarjet më të rëndësishme të popullit shqiptar, ai ka qenë milic i Serbisë, nga 80-ta deri në 90-tën”.

“Nga 90-ta deri në 92-tën ka qenë Drejtor i Inspektoratit të Punëve të Brendshme në nivel të Kosovës dhe për 25 vjet ka punuar gjykatës i Serbisë dhe i Sllobodan Millosheviqit, ai e ka pasur lëndën e eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën e Apelit dhe e ka kthyer në rigjykim pasi jemi liruar ne”, u shpreh tutje ai./Klankosova.tv

The post Buja për Gjykatësin Laban: Ishte milic i Serbisë – ka punuar 25 vjet gjykatës i Millosheviqit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT