Bugaqku (IKD): Deputetët që s’ishin në seancë dhe një që s’votoi e shkelen aktgjykimin e Kushtetueses

Bugaqku (IKD): Deputetët që s’ishin në seancë dhe një që s’votoi e shkelen aktgjykimin e Kushtetueses

Hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Vullnet Bugaqku, ka thënë se është lajm i mirë që sot është mbajtur seanca konstituive për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese me anë të së cilit u shpjeguan në detaje dhe u qartësuan mirë procedurat se si duhet të administrohet tutje kjo seancë.

Bugaqku tha se proceduralisht, seanca në pjesën më të madhe i përmbushi kërkesat e Kushtetueses, por sipas tij, disa deputetë e shpërfillën aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Pati disa shkelje sa i përket mungesave, diku u tha se katër deputetë nuk kishin marrë fare pjesë në kuvend dhe çështja tjetër është se një deputete e kuvendit që ishte e pranishme nuk votoi fare”.

“Pra në këto dy segmente pati një lloj shkelje dhe nuk u zbatua nga ana e këtyre deputetëve urdhri i Gjykatës Kushtetuese që të njëjtit të marrin pjesë në seancën konstituive dhe të njëjtit të votojnë, qoftë pro, kundër apo të abstenojnë”, tha Bugaqku në Edicionin Special në Klan Kosova.

Në vlerësimin e tij, Bugaqku tha se proceduralisht dhe në kuptimin e standardeve që i ka ndërtuar Gjykata Kushtetuese, seanca në përgjithësi ishte e rregullt.

The post Bugaqku (IKD): Deputetët që s’ishin në seancë dhe një që s’votoi e shkelen aktgjykimin e Kushtetueses appeared first on Klan Kosova.