E shtunë, 10 Maj, 2025
spot_img
HomeSportBruno nuk është në shitje – Indeksonline.net

Bruno nuk është në shitje – Indeksonline.net

23:34 / E Premte, 09 Maj 2025 / Gj. Sh

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka bërë të ditur se Bruno Fernandes nuk është në shitje.

Në një deklarim të shkurtër, disa ditë para finales së “Europa League” ndaj Tottenhamit, Amorim tha se kanë pranuar disa oferta për mesfushorin portugez, shkruan IndeksOnline.

“Jo vetëm në Saudi, por shumë klube e duan Fernandesin dhe janë të gatshëm të bëjnë të pamundurën për ta nënshkruar.

Bruno nuk është në shitje dhe do të jetë lojtari ynë për shumë vite. Ai është pjesë e rëndësishme e projektit tonë, këtu në United”, u shpreh Amorim.

Fernandes iu bashkua “Djajve të Kuq” në vitin 2020 dhe nga ajo kohë ka një rol jetik në ekipin anglez./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT