Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Armando Broja, ka folur për DigitAlb, pas barazimit pa gola që Shqipëria regjistroi ndaj Serbisë, teksa tha se skuadra kuqezi bëri lojë shumë të mirë.
“Serbia është ekip i vështirë, shumë fizik. Kishim disa raste për të shënuar. Kishim edhe një moment shumë të madh nga penalltia. Në pjesën e dytë u futëm disi të mërzitur, por luajtëm më mirë. Nuk kanë bërë shumë aksione, patën raste nga krosat. Luajtëm më mirë se ata, me këtë paraqitje duhet të merrnim 3 pikë.
Na mungoi vetëm goli. Kemi bërë gjithçka mirë. Kemi pasur shumë raste, kemi goditur portën. Na mungoi vetëm goli sot, kemi pasur shumë raste shënimi.
Kemi grup super, të gjithë çunat janë të mirë dhe lojtarë të mirë. Jemi bashkuar shumë më shumë si ekip. Unë jam sulmues, trajneri ndërton ekipin dhe më tha se kishte më shumë hapësira në krahun e djathtë. Unë dua të jem një lider i skuadrës, që të jap maksimumin gjithmonë, unë di ti luaj të 3 pozicionet. Kam qejf të bëj diferencën me topin. Isha pak i mërzitur me veten, duhet të krijoja më shumë shanse.
Manaj është superlojtar. Kjo gjë i ndodh çdo lojtari, i ka ndodhur edhe Ronaldos dhe Messit. E gjuajti shumë mirë penalltinë, por e priti portieri. I thamë Manajt të mos mërzitej.
Me shanset që kishim, duhet të bënim gol dhe të fitonin ndeshjen”, u shpreh Broja për Top Channel.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);