Ish-Drejtori i Qendrës së Trajnimit në FSK, britaniku John Doone, ka treguar se ka qenë korriku i vitit 2014 kur FSK-ja ka shkuar për herë të parë në veri të vendit.
Doone ka thënë se atje kishin shkuar pas një rasti tragjik që kishte ndodhur në Liqenin e Ujmanit ku ishin mbytur katër serbë.
“Herën e parë që shkuam në veri ishte korriku i viti 2014. Në atë kohë unë punoja me NATO-n, isha këshilltar në FSK. Unë së bashku me ekipin e zhytësve prej rreth 12, 14 veta, shkova në Liqenin e Ujmanit pran Zubin Potokut, dhe ishte një rast tragjik sepse ishin katër djem serbë në dy varka dhe varkat u përplasen, kjo është një histori që ma treguan policia”.
“Dhe të katërtit ranë në ujë dhe fatkeqësisht të katërtit u mbytën, dy nga trupat dolën në sipërfaqe vetvetiu siç ndodh zakonisht, por dy ishin poshtë sipërfaqes. Kjo ishte hera e parë që shkuam atje. Hera e dytë ishte viti 2016 dhe kjo ishte për të kërkuar trupin e një djali të ri që ishte mbytur në Lumin Ibër”, ka deklaruar në T7, transmeton Klankosova.tv.
I pyetur se cili ka qenë roli i FSK-së në këto dy raste, Doone ka bërë të ditur se ai ka qenë rol humanitar.
“Ishte krejt humnitare. Natyrisht ne e dimë që njerëzit nuk do të ishin gjallë por ishte për të gjetur trupat”, ka thënë ai
The post Britanku që ishte në FSK tregon se për herë të parë në veri shkuan më 2014, për të dytën më 2016 appeared first on Klan Kosova.