Dy avionë luftarakë britanikë të tipit Typhoon kanë përfunduar fluturimin e tyre të parë mbi hapësirën ajrore të Polonisë si pjesë e misionit “Roja Lindore” të NATO-s, njoftoi qeveria britanike.
Ky zhvillim vjen në përgjigje të një ndërhyrjeje të fundit me dronë rusë në territorin ajror polak, duke shtuar shqetësimet për sigurinë në krahun lindor të aleancës.
Sipas njoftimit zyrtar, avionët u nisën të premten në mbrëmje nga një bazë ushtarake në Anglinë lindore dhe patrulluan qiellin polak për të mbrojtur kundër kërcënimeve ajrore, përfshirë dronët. Ata u kthyen të sigurt në Mbretërinë e Bashkuar herët të shtunën në mëngjes, shkruan Reuters.
Ministri britanik i Mbrojtjes, John Healey, deklaroi:
“Ky mision dërgon një sinjal të qartë: Hapësira ajrore e NATO-s do të mbrohet”.
Misioni “Roja Lindore” është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të NATO-s për të forcuar praninë ushtarake dhe mbrojtjen ajrore në Evropën Lindore, në një kohë tensionesh të larta me Rusinë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!