Britania e Madhe, shteti i radhës që e njeh Palestinën

Britania e Madhe, shteti i radhës që e njeh Palestinën

Mbretëria e Bashkuar ka njohur një shtet palestinez.

Bëhet vendi i tretë i G7 që e bën këtë, menjëherë pas Kanadasë dhe Australisë.

“Përballë tmerrit në rritje në Lindjen e Mesme, ne po veprojmë për të mbajtur gjallë mundësinë e paqes dhe një zgjidhjeje me dy shtete”, thotë kryeministri britanik, Keir Starmer, në një video.

https://platform.twitter.com/widgets.js

Ndryshe, këto veprime vijnë mes rritjes së presionit ndërkombëtar për një zgjidhje me dy shtete dhe përfundimin e dhunës në Rripin e Gazës, ku mijëra civilë palestinezë kanë humbur jetën gjatë muajve të fundit.

Këto njohje zyrtare pritet të ndikojnë edhe në qëndrimet e vendeve të tjera të fuqishme.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu më parë tha se një veprim i tillë “shpërblen terrorin”. /Telegrafi/