Brightoni fiton me një përmbysje të madhe ndaj Chelseat në udhëtim

Brightoni fiton me një përmbysje të madhe ndaj Chelseat në udhëtim

Chelsea ka pësuar humbje me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Brightonit në kuadër të javës së gjashtë në elitën e futbollit anglez.

Enzo Fernandez pati një mundësi ideale në minutën e tretë nga goditja e dënimit, por portieri mysafir ia mohoi golin atij.


Ishte pikërisht mesfushori argjentinas i cili realizoi në minutën e 25-të një gol të bukur me kokë për t’i dhënë avantazhin Chelseat prej 1-0.

Në pjesën e dytë gjërat u përkeqësuan për Chelsean të cilët mbetën me një lojtar më pak në fushë në minutën e 53-të.

Pas rishikimit të aksionit në VAR nga gjyqtari i ndeshjes, Trevoh Chalobah u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të tij të rrezikshme.

Mysafirët ia dolën të shfrytëzojnë avantazhin numerik në fushë, duke barazuar rezultatin në minutën e 77-të.

Autor i golit ishte sulmuesi Danny Ëelbeck i cili realizoi për të barazuar shifrat në 1-1 pas një krosimi të mrekullueshëm brenda zonës.

Mysafirët nuk u zmbrapsën pas golit të barazimit dhe ia dolën ta gjejnë edhe golin e përmbysjes në minutën e 93-të përmes Maxim De Cuyper që realizoi për 2-1.

Për t’i shuar përfundimisht shpresat e Chelseat u përkujdes Ëelbeck i cili në miunutën e dhjetë të shtesës realizoi për 3-1.

Pas kësaj humbje Chelsea zbret në pozitën e shtatë në tabelën e Ligës Premier me vetëm tetë pikë të grumbulluara./Telegrafi/