Një foto e një bretkose të fshehur mes gjetheve ka habitur përdoruesit e internetit.
Pamja, e shkrepur gjatë një udhëtimi zoologjik, tregon kafshën e maskuar aq mirë sa duket si pjesë e natyrës përreth.Shumë njerëz pranuan se fillimisht shikonin vetëm gjethet, pa vënë re bretkosën.
Autori i fotos tha se edhe atij iu desh pak kohë ta gjente.
Tani, sfida për të dalluar bretkosën është kthyer në një lojë virale online. /Telegrafi/