Në fshatin Skifteraj të Vitisë breshëri ua dëmton qytetarëve kulturat bujqësore
Gjatë ditës se djeshme në fshatin Skifteraj të Vitisë pati reshje të mëdha, por edhe breshër.
Një qytetare për Klankosova.tv ka treguar se familjes së saj iu shkaktuan dëme të mëdha nga kjo.
Ajo tha se kanë kultivuar kultura të ndryshme bujqësore në pronat e familjes së saj.
Poashtu, qytetarja shtoi se këso dëmesh patën edhe para tre apo katër viteve, por e njëjta shtoi se nuk morën mbështetje nga niveli lokal dhe qendror. /Klankosova.tv
The post Breshëri dëmton kulturat bujqësore në Skifteraj të Vitisë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.