Brentfordi ia vështirëson “jetën” Leicesterit në Premier League

Brentfordi ia vështirëson “jetën” Leicesterit në Premier League

Brentfordi ka shënuar fitore të thellë në udhëtim ndaj Leicesterit me rezultat 0:4.

Serinë e golave për “Bletët” e hapi Wissa në minutën e 17-të të ndeshjes, ndërsa 10 minuta më vonë, Mbeumo dyfishoi rezultatin.

E, vetëm pesë minuta më vonë, Leicesteri pranoi tjetër gol, këtë herë nga Norgaard, njofton Klankosova.tv.

Rezultati përfundimtar u vulos krejt në fund të takimit, ku Carvalho shënoi për 0-4.

Aktualisht Brentfordi gjendet në mes të tabelës, ku ka 37 pikë nga 26 ndeshje, ndërsa Leicesteri gjendet në vendin e 19-të me vetëm 17 pikë, duke e vështirësuar kështu mbetjen në elitë.

The post Brentfordi ia vështirëson “jetën” Leicesterit në Premier League appeared first on Klan Kosova.