Brenda një jave, 48 raste dhune në familje trajtohen nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave

Brenda një jave, 48 raste dhune në familje trajtohen nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka trajtuar 53 raste për një javë (19.09.2025-26.09.2025).

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë periudhës njëjavore të punës në Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, mbrojtësit e viktimave në nivel të Kosovës kanë trajtuar 48 raste dhunë në familje, një rast vrasje në tentativëm një rast vrasje dhe shumë të tjera.


“2 raste – tentim dhunim; 1 rast – shkelja e KUM-it; 10 Kërkesa për Urdhër Mbrojtje (KUM) të parashtruara në Gjykatë; 11 Kërkesa për Urdhër Mbrojtje Emergjente (KUME); 1 kërkesë për vazhdim të UM-së nga pala; 21 aktvendime të aprovuara; 80 seanca gjyqësore; 18 seanca në Prokurori; 88 këshilla juridike; 17 aktgjykime dënuese; 3 kërkesa për kompensim nga fondi për viktima; 2 raste – përfaqësim i rastit në polici; 1 rast – përfaqësim i rastit në strehimore; 6 raste – referim i rastit në ANJF”, thuhet në njoftim.