Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti, nuk do ta gëzojë më këtë post.
Ai shton se Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i arrijë më mbi 30 ose 31 për qind të votave, transmeton Klankosova.tv.
“Unë besoj se do të jetë një qeveri e opozitës, ndërsa zoti Kurti në asnjë rrethanë më kryeministër”.
“Në asnjë rrethanë VV-ja nuk do të jetë më mbi 30-31 për qind. Po i shohim sallat e zbrazura, po i shohim kur po i fikin dritat”, tha Brahimaj në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.
Brahimaj thotë se vota e tij për Albin Kurtin si kryeministër, në rast koalicionesh pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, do të jetë kundër.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>