Më 9 shtator, njësitet për Anti-Kontrabandë të Doganës së Kosovës ndaluan një automjet në Prishtinë, ku gjetën produkte të padoganuara të llojit botoks dhe fillerë.
Pas bastisjes në një lokacion tjetër në kryeqytet, u sekuestrua një sasi shtesë. Vlera e përgjithshme e produkteve të ndaluara arrin në afro 5 mijë euro.
Kështu ka bërë të ditur Dogana e Kosovës dhe rasti po trajtohet si kundërvajtje doganore.
Kiks Kosova, ka dërguar pyetje në drejtim të Doganës, për procedurat dhe kërkesat ligjore për importin e këtyre produkteve dhe jo vetëm. Mirëpo, deri në momentin e publikimit të kronikës nuk ka pranuar ndonjë përgjigjie.
Në Kosovë, kërkesa për buzë më të mëdha dhe fytyra më të lëmuara është rritur ndjeshëm, kjo sipas njohësve të fushës.
E në rajon, si në Shqipëri e Kosovë, trendi po ndikohet fuqishëm nga rrjetet sociale dhe filtrat digjitalë, që promovojnë një “pamje ideale”.
Kjo sipas një klinike ku përfshihen të gjitha ndërhyrjet estetike, “Mediacal Tourism në Shqipëri”, është vënë re një rritje e dukshme e ndërhyrjeve në buzë dhe trajtime që modifikojnë konturin e fytyrës.
Kurse, sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Kirurgjisë Plastike Estetike, në vitin 2022 u kryen mbi 7.8 milionë procedura me botox dhe miliona të tjera me fillerë në mbarë botën.
Ligji në Kosovë ende nuk ka një dispozitë të qartë e të miratuar që specifikon me saktësi se cilët profesionistë shëndetësor kanë të drejtë të kryejnë të gjitha llojet e ndërhyrjeve estetike (si botox, fillerë etj.).
Por, ka propozime dhe diskutime nga Oda e Mjekësve se vetëm kirurgë plastikë, dermatologët dhe kirurgët maxilofacialë, duhet t’i bëjë këto procedura.
The post Botoks i kontrabanduar, rritet rreziku nga ndërhyrjet estetike të pakontrolluara (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.