E hënë, 14 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeBotafogo fiton Kupën e Libertadores për herë të parë në histori

Botafogo fiton Kupën e Libertadores për herë të parë në histori

Botafogo fitoi Kupën Libertadores, duke mposhtur 3 me 1 në finale Atletiko Mineiro. Skuadra nga Rio de Zhaneiro e fitoi për herë të parë në histori trofeun prestigjioz dhe këtë e realizoi pas një ndeshje dramatike dhe emocionuese.

Botafogo mbeti me 10 lojtarë pas vetëm 29 sekondave lojë, me Gregoren që u ndëshkua me karton të kuq. Ai episod i ndryshoi planet e skuadrës, që gjithsesi gjeti forca dhe realizoi një paraqitje madhështore.

Golat e Luiz Henrike, Aleks Tejes dhe Zhunior Santos i dhanë suksesin Botafogos.

Për Atletiko Mineiro nuk mjaftoi rrjeta e Zhunior Santos. Finalja në Buenos Aires të Argjentinës konfirmoi edhe një herë supremacinë e skuadrave braziliane në futbollin latin.

Prej vitit 2019, Kupa Libertadores fitohet vetëm nga ekipe braziliane, me Botafogon që bëhet e gjashta me radhë në listë. /A2

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT