Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Urall Boshnjaku këtë të hënë ka raportuar për urat e reja mbi lumin Ibër.
Duke qenë pranë urës së re që po ndërtohet për lëvizjen e makinave, shumë afër urës kryesore të lumit Ibër, Boshnjaku thotë se ura e re është e gjerë prej 10 metrash dhe e gjatë 51 metra, ku tri prej tyre janë të destinuara për këmbësorë, transmeton Klankosova.tv.
“Ura po vazhdon të ndërtohet me ritëm të shpejtë. Sot janë bërë 1 muaj e dy ditë që kur kanë nisur të ndërtohen dy urat e reja, derisa u bë e ditur se ndërtimi i tyre do të përfundojë në shtator, pra një muaj më pas. Ura tjetër që po ndërtohet, është e destinuar vetëm për këmbësorë, e që do të ndërtohet te zona e njohur si te ‘tre rrokaqiejt’”, tha Boshnjaku.
The post Boshnjaku: Urat mbi lumin Ibër po ndërtohen me ritëm të shpejtë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.