Wednesday, January 14, 2026
spot_img
HomeLajmeBoshnjaku: Nxënësit në veri mësojnë se Kosova është pjesë e Serbisë (VIDEO)

Boshnjaku: Nxënësit në veri mësojnë se Kosova është pjesë e Serbisë (VIDEO)

Gazetari korrespodent i Klan Kosovës, Urall Boshnjaku, ka bërë të ditur se shkollat fillore dhe gjimnazet në veri të vendit, po i referohen shtetit tonë si “Kosova dhe Metohia”.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Boshnjaku tha se këto shkolla vazhdojnë ta shohin Kosovën si pjesë të Serbisë, edhe në librat e tyre, transmeton Klankosova.tv.

“Shkollat në veri, si ato fillore edhe ato të mesme po vazhdojnë që Republikës së Kosovës t’i referohen si ‘Kosova dhe Metohia’, ashtu siç quhet në Serbi në kuadër të asaj se çka parasheh shteti serb dhe formës së qëndrimeve të shtetit serb në raport me Kosovën pra si Republikë, ani pse këto shkolla ndodhen brenda territorit të Republikës së Kosovës dhe funksionojnë brenda vendit, vazhdojnë ta shohin Kosovën si pjesë të Serbisë, madje edhe në librat shkollorë të tyre, Kosova vazhdon të jetë pjesë e Serbisë”, tha Boshnjaku.

Ky fenomen, sipas tij, është më i theksuar në librat e historisë, pasi siç tha ai, aty shkruhen gjëra të paqena.

“Sidomos në librin e historisë shkruhen gjëra të paqena, lidhur me luftën në Kosovën, lidhur me figurën e Millosheviqit që ndryshe njihet si ‘Kasapi i Ballkanit’, në lidhje me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, dhe me të gjitha ato që bien ndesh me ato çka serbët i kanë si të mbuluara edhe në Kushtetutën e tyre”, tha gazetari.

Në ndërkohë, ai shtoi se nga shteti ende nuk ka marr ndonjë veprim lidhur me këtë referencë që i bëhet Kosovës brenda territorit të vetë.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT